Wednesday, March 11, 2026
Google search engine
BallinaShow BizLondrimi mban premtimin, përshëndet nga shtëpia e BBVK Demet Ozdemir

Londrimi mban premtimin, përshëndet nga shtëpia e BBVK Demet Ozdemir


Ish-banori i “Big Brother VIP Kosova”, Londrim Mekaj, ka surprizuar ndjekësit e tij duke postuar një fotografi nga ambientet e shtëpisë së BBVK.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram (InstaStory), ai ka ndarë një foto të shkrepur në një nga ambientet e shtëpisë, duke e shoqëruar me mbishkrimin ngacmues: “A i mbani premtimet? Unë po..”. Ky postim ka ngjallur menjëherë kuriozitetin e fansave për arsyen e kësaj vizite të radhës.

Paralelisht me këtë rikthim, Londrimi ka treguar se nuk i harron personat që i kanë qëndruar pranë gjatë rrugëtimit të tij televiziv.

Ai ka ndarë një tjetër postim ku përshëndet në gjuhën turke yllin e kinematografisë, “Demet Özdemir, të uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar ai duke e bërë tag aktoren e njohur, teksa në sfond dëgjohej kënga e saj.

Kujtojmë se aktorja e famshme turke e ka mbështetur Londrimin gjatë garës për fitore në BBVK.

Ky gjest i fundit i tij tregon një mirënjohje të thellë, duke dëshmuar se edhe pas përfundimit të lojës dinamike, ai vlerëson suportin e marrë nga aktorja turke, dhe mban premtimin që u kishte dhënë ndjekësve /Prive By Liberta Spahiu



Burimi Privebruto.com

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat