Friday, March 6, 2026
Google search engine
BallinaBotaMacron refuzon “Bordin e Paqes” për Gazën/ Trump kërcënon me tarifa 200%...

Macron refuzon “Bordin e Paqes” për Gazën/ Trump kërcënon me tarifa 200% për verërat franceze


Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar ashpër ndaj vendimit të presidentit francez Emmanuel Macron për të mos iu bashkuar “Bordit të Paqes”, një iniciativë për rindërtimin e Gazës.

Duke folur për gazetarët të hënën, Trump e minimizoi refuzimin e Macronit, duke deklaruar se “askush nuk e do atë” dhe duke shtuar se presidenti francez “do të largohet shumë shpejt nga detyra”.

Trump vijoi më tej me tone kërcënuese, duke thënë se mund të vendosë një tarifë prej 200% për verërat dhe shampanjat franceze, si formë presioni ndaj Parisit. “Atëherë ai do të bashkohet. Por nuk është i detyruar”, u shpreh Trump.

Deklaratat e presidentit amerikan shtojnë tensionet mes Uashingtonit dhe Parisit, në një moment delikat për diplomacinë ndërkombëtare lidhur me situatën në Gaza dhe përpjekjet për rindërtimin e saj.



Burimi Lexo.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat