Friday, March 6, 2026
Google search engine
BallinaShow Biz'Magar që abuzon me grua', Juli reagon ashpër Feros

‘Magar që abuzon me grua’, Juli reagon ashpër Feros


Pas daljes së intervistës së reperit Fero në podcastin e Arbanës Osmanit, rrjetet sociale janë mbushur me reagime të shumta.

Në këtë intervistë, Fero foli për herë të parë pas një kohe të gjatë për jetën e tij personale, ndarjen nga ish-bashkëshortja Arbenita Ismajli dhe akuzat për dhunë ndaj tij.

Reperi u shpreh se Arbenita ka qenë “gjithçka për të” në një periudhë të jetës, ndërsa shtoi se ndjen ende respekt për të, pasi është nëna e vajzës së tyre.

“Unë nuk e kam dhunuar kurrë. E kam dashur shumë, por nuk jemi për njëri-tjetrin,” tha ai ndër të tjera, duke nxitur reagime të shumta në rrjet.

Por menjëherë pas publikimit të intervistës, ka ardhur një reagim i fortë nga Juliana Nura, e cila ka shpërthyer kundër çdo forme dhune ndaj grave. Në një postim në Instastory, ajo ndau një pjesë nga intervista e Feros, duke shkruar me tone të ashpra:

“Kur e don dikë, nuk e rraf atë o magar! E krejt ju magarë tjerë që e abuzoni gruan apo femrën tuaj.”

Postimi i Julianës është shpërndarë gjerësisht në rrjete sociale, duke hapur debat mes ndjekësve – disa që mbështesin reagimin e saj të drejtpërdrejtë, e të tjerë që e konsiderojnë të tepruar. /Prive By Liberta Spahiu



Burimi Privebruto.com

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat