Friday, March 6, 2026
Google search engine
BallinaPolitikeMark Fleming bisedon me ministra dhe deputetë të opozitës – çfarë po...

Mark Fleming bisedon me ministra dhe deputetë të opozitës – çfarë po diskutohet? – Sot News


Zëvendës ndihmës Sekretar i Shtetit në SHBA, Mark Fleming, ka vizituar sot Prokurorinë e Posaçme, ku mësohet se ka zhvilluar takim me kreun e SPAK, Altin Dumani dhe prokurorin e posaçëm Klodian Braho.

Në kuadër të mbështetjes dhe rakordimit me SPAK, Fleming ka takuar ministren e Brendshme të Shqipërisë Albana Koçiu si dhe ministrin e Drejtësisë, Besfort Lamallari, si dhe funksionarë të tjerë të lartë.

Gjithashtu, zyrtari amerikan është takuar edhe me përfaqësuesit e opozitës, ku mësohet se në takim kanë marrë pjesë Gazment Bardhi, Belind Këlliçi dhe Jorida Tabaku.

Takimet e zyrtarit të lartë vijnë në një kohë kur Prokuroria e Posaçme po kryen hetime ndaj zyrtarëve të nivelit të lartë.



Burimi sot.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat