Saturday, March 7, 2026
Google search engine
BallinaPolitikeMbledhja e kryetarëve të degëve të PD-së, Berisha: Shumica e mediave anuluan...

Mbledhja e kryetarëve të degëve të PD-së, Berisha: Shumica e mediave anuluan me urdhër emisionet për Lubi Ballukun – Sot News


Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, nisi sot fjalimin e tij në mbledhjen e kryetarëve të degëve të PD-së, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama për narkodiktaturë.

Berisha tha se Rama me qeverisjen e tij do të kontrollojë çdo pushtet. Ai u ndal te skandali me aferën e tunelit të Llogarasë, për të cilën është marrë e pandehur zv.kryeministrja Belinda Balluku.

Ai tha se mbrëmë shumica e mediave morën urdhër të anulonin emisionet për Ballukun dhe Ramën me urdhër të kryeministrit.

“Do t’u jap vetëm një shembull, në kulmin e skandaleve të Lubi Ballukut dhe Ramës 90% të mediave nuk japin lajme. Dje shumica e tyre anuloi emisionet e parashikuara për Lubinë me urdhër. Shqiptarët duhet të dëgjojnë çdo gjë tjetër por jo atë“, tha Berisha.



Burimi sot.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat