Saturday, March 7, 2026
Google search engine
BallinaShow BizMë në fund Dalina flet për veten në Big Brother VIP Kosova

Më në fund Dalina flet për veten në Big Brother VIP Kosova


Pas javësh të tëra lajmesh, aludimesh dhe zërash në media, Dalina Buzi ka vendosur të flasë vetë për herë të parë lidhur me përfshirjen e saj në “Big Brother VIP Kosova”.

Në një reagim publik, ajo mohoi lajmet se do të jetë pjesë e panelit të opinionistëve, duke sqaruar se nuk do të angazhohet në këtë sezon. Megjithatë, Dalina konfirmoi një detaj të rëndësishëm: këtë vit, produksioni po investon fuqishëm për ta ngritur cilësinë e transmetimit në çdo aspekt.

Sipas saj, “Big Brother VIP Kosova” pritet të vijë me një kast shumë të fortë dhe me standarde të reja që synojnë të ngrejnë nivelin e formatit në të gjitha dimensionet – nga përmbajtja, teknologjia, e deri te përvoja televizive për publikun.

Ajo i ka uruar sukses Olsës dhe Alaudinit në këtë projekt që e ka quajtur të madh dhe sfidues, ndërsa burime brenda produksionit tregojnë se sezoni i ri i BBVK pritet të nisë shumë shpejt.
/Prive By Liberta Spahiu



Burimi Privebruto.com

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat