Friday, March 6, 2026
Google search engine
BallinaShow BizMes lotëve, Xheneta pro një takimi me Gjestin

Mes lotëve, Xheneta pro një takimi me Gjestin


Xheneta ka pasur një intervistë fort emocionale në “Se luan topi”.

Krahas rrëfimit për peripecitë e jetës së saj, ajo foli edhe për pengjet në raport me Gjestin i cili u sfidua me një ngjarje shumë të rëndë, humbjen e vëllait.

E pyetur nga gazetarja Erjona Rusi nëse do e donte një takim me të, ajo nuk e hodhi poshtë si opsion.

“Të kisha vazhdu jetën më e lirshme dhe të flas vetëm me të, pa qenë në ndikim të dikujt, patjetër që po (do e takoja). Vetëm të ngelet respekti. Edhe nëse nuk kemi lindur për njëri-tjetrin të jetë respekti. Sepse në fund të fundit, i kemi qenë afër njëri-tjetrit në momente të vështira. Unë dhe tani e them që nëse ai më merr në telefon dhe thotë se ka nevojë për mua, unë do jem gjithmonë për të. Pa kamera”, u shpreh ajo. /Prive By Liberta Spahiu



Burimi Privebruto.com

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat