Friday, March 6, 2026
Google search engine
BallinaShow BizMoss-i diss Butës: '62 këngë asnjëra hit

Moss-i diss Butës: ’62 këngë asnjëra hit


Reperi i njohur Moss-i ka ndezur rrjetet sociale me një thumb të hapur ndaj Butës, duke ironizuar në mënyrë të qartë me projektet e shumta që ky i fundit ka publikuar gjatë këtij viti.

Në një Instastory të postuar së fundmi, Moss shkroi:

“62 kang n’vit po asnjonen hit”

Ky reagim vjen pak orë pasi u njoftua se reperi Buta është artisti që ka punuar më së shumti këtë vit, duke lëshuar 62 këngë gjatë periudhës janar–tetor, përfshirë edhe disa albume si Koleksioni 17–24, PRANVERË/VERË ’25, KREK DIGJITAL dhe VJESHTË/DIMËR ’25.

Në po të njëjtin postim, thuhej se reperi po planifikon të arrijë mbi 100 këngë të publikuara deri në fund të vitit.

Por mesa duket, kjo arritje nuk e ka lënë pa reagim Mossin, i cili ka zgjedhur ta komentojë me ironi dhe humor tipik prej një diss-i në drejtim të Butës.

Kujtojmë se rivaliteti mes Mossit dhe Butës është tashmë i njohur për publikun.

Të dy kanë pasur më herët përplasje dhe shkëmbime thumbuese në rrjetet sociale, duke u konsideruar shpesh si një nga rivalitetet më të ndezura në skenën e repit shqiptar.

Pavarësisht kësaj, të dy artistët vazhdojnë të jenë emra të rëndësishëm në repin shqiptar, secili me publikun dhe stilin e vet, ndërsa fansat tashmë presin nëse Buta do t’i përgjigjet këtij “thumbi” të ri nga Mossi. /Prive By Liberta Spahiu





Burimi Privebruto.com

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat