Rama nga Parisi: Mungesa e një plani të qartë paqeje të BE-së, një nga pikat më të dobëta të politikës së jashtme europiane
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i pranishëm në Forumin e Paqes në Paris, nismë e presidentit Emmanuel Macron, tha se Europa “duhet të zgjohet” pasi është momenti që kontinenti të ketë planin e vet të paqes për Ukrainën.
Rama theksoi se “BE duhet të këtë planin e vet të paqes dhe duhet të ketë komunikimin e drejtpërdrejtë me Rusinë”.
“Në këtë pjesën tonë të botës ne të bëjmë një dush përulësie, sepse edhe sot edhe pse bota po ekspozon tërësisht ujërat që ziejnë në marrëdhëniet midisi vendeve dhe qasjen përkundrejt gjerave themelore, ne vazhdojmë të mendojmë, që ka diçka që nuk shkon me botën, dhe që është një moment në kohë dhe gjërat do të kthehen siç ishin, dhe ne, dhe kur them ne nuk flas për Shqipërinë, flas për perëndimin dhe sidomos për Evropën. Mendojmë se kemi legjitimitetin moral që na është blatuar nga ndonjë urdhër hyjnor dhe mundësinë për të gjykuar të tjerët dhe për të besuar se ne jemi pika e referencës së si duhet të të jetë bota dhe kjo është thellësisht e gabuar.
Kjo është e gabuar, nuk është e vërtetë. Është një lloj vetëkënaqjeje, që sipas mendimit tim mjaft modest ka nisur të bëhet gjithmonë më i dëmshëm si këndvështrim dhe gjithmonë më pak i dobishëm për atë vetëbesimin qe kemi nevojë të gjithë.
Ajo çfarë ka ndodhur në SHBA në krye të këtij viti, atë që Trump e përshkroi si planin preciz i Zotit për ta shpëtuar, në mënyrë që të shpëtonte Amerikën. Është sipas meje, është diçka që nëse Zoti kishte vërtet një plan, pjesë e këtij plani ishte të zgjonte Evropën.
Eshtë mjaft shqetësuese që ende sot, edhe pas asaj që ka ndodhur me jashtëkontaktimin e politikës së jashtme të BE-së tek SHBA, dhe me BE që ka qënduar në autopilotin e SHBA, end nuk ka plan europian paqeje.
Ka vetëm qasje dinarë ndaj një konflikti që ka potencial të jashtëzakonshëm për të degjeneruar në diçka katastrofike. Unë nuk po kundërshtoj këtë pjesë, por ndihem shumë i shqetësuar për pjesën që mungon, diplomacinë dhe planifikimin për paqe. Paralelisht me luftimin dhe mbështetjen e Ukrainës, BE duhet të ketë planin e vetë të paqes dhe komunikimin e vet të drejtpërdrejtëme Rusinë dhe këdo tjetër që ndodhet në mes apo nga ana tjetër”, tha Rama.



