Sunday, March 8, 2026
Google search engine
BallinaTeknologjiMWC 2026: Evropa bashkohet për të krijuar një infrastrukturë AI për të...

MWC 2026: Evropa bashkohet për të krijuar një infrastrukturë AI për të qenë e pavarur nga shërbimet amerikane


Evropa po ndërmerr një hap të madh për të reduktuar varësinë nga kompanitë teknologjike amerikane dhe kineze duke ndërtuar një infrastrukturë të re cloud dhe inteligjence artificiale. Projekti i ri, i quajtur EURO-3C, u prezantua nga kompania telekomunikuese Telefónica gjatë Mobile World Congress në Barcelonë, ku Geek Room ishte i pranishëm së bashku me Neptun, dhe mbështetet nga Komisioni Evropian.

Iniciativa bashkon më shumë se 70 organizata, përfshirë operatorë telekomi, kompani teknologjike, startup-e dhe ndërmarrje të vogla e të mesme. Qëllimi është krijimi i një infrastrukture të federuar ku cloud, AI dhe edge computing mund të funksionojnë së bashku për të përshpejtuar zhvillimin e shërbimeve dixhitale në Evropë.

Ndryshe nga ndërtimi i një platforme të vetme cloud nga e para, projekti synon të lidhë infrastrukturat ekzistuese kombëtare në një rrjet të përbashkët që funksionon përtej kufijve.

Kjo nismë vjen edhe pas shqetësimeve në rritje për varësinë e Evropës nga infrastruktura IT e SHBA-së, sidomos pas disa ndërprerjeve të shërbimeve cloud vitin e kaluar. Ekspertët paralajmërojnë se një varësi e tillë mund të krijojë rreziqe strategjike, ekonomike dhe sigurie për kontinentin.

Industritë e rëndësishme që pritet të përfitojnë nga kjo infrastrukturë përfshijnë sektorin automobilistik, shëndetësinë dixhitale (e-health), shërbimet publike dhe cloud-et qeveritare sovrane. Një fokus i veçantë do të jetë edhe zhvillimi i AI autonome (agentic AI), sisteme që mund të ndërmarrin veprime në mënyrë të pavarur.



Burimi Geekroom.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat