Saturday, March 7, 2026
Google search engine
BallinaAktualitetNdërroi jetë pas arrestit kardiak, i jepet sot lamtumira e fundit këngëtarit...

Ndërroi jetë pas arrestit kardiak, i jepet sot lamtumira e fundit këngëtarit Shpat Kasapi! Homazhet zhvillohen në Tetovë


Këngëtari i njohur Shpat Kasapi, i cili ndërroi jetë 4 ditë më parë në Itali pas një arresti kardiak, do të përcillet ditën e sotme për në banesën e fundit.

Homazhet në nder të artistit do të mbahen në orën 11:00, në Pallatin e Kulturës në Tetovë. Ndërsa ceremonia mortore do zhvillohet në orën 14:00, në varrezat e qytetit të Tetovës.

“Me pikëllim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të birit, babait, bashkëshortit, vëllait dhe shokut tonë të dashur, SHPAT KASAPI. Ikja e tij e papritur ka thyer zemrat tona. Do të na mungojë zëri i butë, buzëqeshja e tij e sinqertë dhe prania që na jepte qetësi. Kujtimi i tij do të mbetet i paharrueshëm për ne.”



Burimi Lexo.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat