Friday, March 6, 2026
Google search engine
BallinaPolitike"Nga kush sulmohet ky zotëri?"/ Gazetari plas ‘bombën’: Rama ka porositur 800...

“Nga kush sulmohet ky zotëri?”/ Gazetari plas ‘bombën’: Rama ka porositur 800 mijë euro një makinë të blinduar – Sot News


Gazetari Lavdrim Lita ka ngritur akuza ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, lidhur me një tender, të pretenduar nga ai, prej 800 mijë eurosh për blerjen e një makine të re të blinduar. Lita e cilësoi këtë veprim si të pajustifikuar dhe provokues në raport me qytetarët.

“Lajmi është që kryeministri Rama ka tenderuar 800 mijë euro për një makinë të blinduar. Pyetja është: nga kush sulmohet ky zotëri? Nga kush ka frikë?”, deklaroi gazetari.

Sipas tij, në një vend ku mungojnë fondet për shërbime publike, blerja e një automjeti luksoz për kreun e qeverisë është e papranueshme.

“Kjo është pyetja që duhet të bëjnë qytetarët, ku shkojnë paratë e tyre? Pse duhet të blihet një super makinë si ato të presidentit amerikan?”, shtoi Lita.

Ai theksoi se Rama, pas 13 vitesh në pushtet dhe në mandatin e tij të katërt, nuk mund të justifikojë një shpenzim të tillë, duke e krahasuar luksin qeveritar me atë të udhëheqësve të fuqive botërore.

“Do të ecë edhe kryeministri ynë me makinat e blinduara të tipit të Donald Trump-it? Nga kush ka frikë ky?”, tha Lita.



Burimi sot.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat