Friday, March 6, 2026
Google search engine
BallinaPolitikeNga një kafe te protesta e harruar, Salianji denoncon apatinë brenda PD...

Nga një kafe te protesta e harruar, Salianji denoncon apatinë brenda PD dhe mungesën e reagimit ndaj Ballukut – Sot News


Nga një kafe u nis një foltore. Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ishte i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan këtë të enjte, 4 dhjetor, ku sqaroi më shumë lëvizjen e tij brenda Partisë Demokratike. Për gazetarin Blendi Fevziu, Salianji tha se Partia Demokratike nuk është në gjendjen e saj më të mirë.

Sipas tij, ka disa ngjarje që kanë ndodhur në këtë vend, duke vënë theksin te çështja ndaj Belinda Ballukut dhe tha se reagimi i partisë ka qenë apatik. “Shqetësimi është që nuk ka një reagim siç duhet. Duhej të shkulej vendi zotëri. Për këtë rast duhej të shkulej i madh dhe i vogël. E keni parë për raste më të vogla korrupsioni çfarë ka ndodhur tani në Bullgari, çfarë ka ndodhur në Rumani. Jemi në kushtet ku PD-ja nuk ka fuqi reaguese apo jo”, tha Salianji. Ai theksoi se të nesërmen e ditës që Balluku është marrë e pandehur, Partia Demokratike ka vendosur të bëjë analizën e zgjedhjeve, teksa nënvizoi se ai ka qenë ndër të paktët që ka kërkuar protestë. “Unë po them nuk ka fuqi të reagojë. Unë po them që unë kam kërkuar në mbledhje të Kryesisë ditën që u mor e pandehur [Belinda Balluku], të nesërmen PD-ja ka vendosur të bëjë analizën e vjedhjes së zgjedhjeve apo të humbjes së zgjedhjeve. Atë ditë unë kam qenë ndër të paktët që kam kërkuar që ne duhet të protestojmë fort. U fol kur e kërkova unë protestën. Pasi kam kërkuar unë është diskutuar protesta.

E kam kërkuar unë”, tha Salianji. “Ka qenë zv/kryeministër Ilir Meta. Ka dhënë dorëheqjen për një akuzë, por nuk e ndaloi opozitën e asaj kohe këtij vendi që të bënte atë që bënte. E mbani mend 21 janarin? Tani ne nuk jemi më të dobët. Unë mendoj që PD është më e fortë dhe reagimi që duhet të kemi në këto kushte është kjo”, shtoi ai. I pyetur nga Blendi Fevziu nëse reagimi ndaj Ballukut është lojë e shitur, Salianji u përgjigj kështu: Nuk i hyj asnjë teorie konspirative. Ne nuk reaguam në mënyrën e duhur. Salianji foli edhe për zgjedhjet e pjesshme, teksa tha se kandidatët që mbështeti PD-ja në të gjitha bashkitë nuk morën vota as sa për një mandat deputeti. Sa i përket protestave të përjavshme para Kryeministrisë për rrëzimin e qeverisë, Salianji ironizoi aksionin e selisë blu. “Si? Duke folur dhe duke vënë muzikë para Ramës”, pyeti ai.



Burimi sot.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat