Saturday, March 7, 2026
Google search engine
BallinaPolitikeNga ‘zhgënjimet’ për protestën e 7 korrikut te referendumi për barazinë gjinore,...

Nga ‘zhgënjimet’ për protestën e 7 korrikut te referendumi për barazinë gjinore, ja si përgjigjet Berisha – Sot News


Gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në Facebook, ish-kryeministri Sali Berisha komentoi protestën e fundit të opozitës, si dhe çështjen e referendumit për barazinë gjinore dhe debatin mbi mbrojtjen e familjes.

Berisha u pyet nga qytetarët nëse protesta e 7 korrikut duhej të kishte qenë më e zgjatur dhe më e vazhdueshme. “Ndoshta, keni të drejtë. Protesta e 7 korrikut ishte e jashtëzakonshme,” tha ai. “Por ajo ishte thirrur si një protestë në proces të vazhdueshëm, mbase duhet të ishte protestë e vazhdueshme.”.

Në vijim, Berisha theksoi se opozita do të mbështesë nismat qytetare që lidhen me çështjet e familjes. “Ne pa diskutim do të mbështesim aleancën për familjen, për përpjekjet e qytetarëve shqiptarë për të mbrojtur familjen, pavarësisht bindjeve politike,” u shpreh ai.

Ai i bëri thirrje qytetarëve të bashkohen në këto nisma, duke theksuar rëndësinë e strukturës familjare në shoqëri. “Pa familje, kombi shuhet. Familja është kushti më themelor që të ekzistojë shoqëria,” deklaroi Berisha.

Bashkëbisedimi i tij online vjen në vijim të debatit publik mbi nismat ligjore dhe temat sociale që kanë përfshirë opinionin, përfshirë diskutimet rreth referendumit për barazinë gjinore dhe rolin e familjes në shoqërinë shqiptare.



Burimi sot.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat