Saturday, March 7, 2026
Google search engine
BallinaShow BizNis dasma e Bleros dhe Eronitës

Nis dasma e Bleros dhe Eronitës


Blero dhe partnerja e tij, Eronita, kanë vendosur që sonte t’i japin fund beqarisë.

Çifti po mban një ceremoni festive të rrethuar nga familjarë, miq dhe bashkëpunëtorë të afërt për të celebruar martesën e tyre.

Në imazhet e para që kanë rritur kureshtjen e publikut, shihet një ambient i kuruar deri në detaje në një nga hotelet luksoze të kryeqytetit.

Detajet e personalizuara nuk kanë munguar, ku në tavolinat e të ftuarve shihen kartolina mirëseardhjeje me emrat e çiftit, “Eronita & Blerin”, dhe një mesazh falënderues për praninë e tyre në këtë ditë kaq të rëndësishme.

Kjo martesë shënon një kapitull të ri për Bleron, i cili gjithmonë ka qenë i hapur me ndjekësit e tij për jetën private, ndërsa sonte vëmendja kryesore është te lumturia e tij krah Eronitës.

Urime Blero! /Prive By Liberta Spahiu



Burimi Privebruto.com

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat