Saturday, March 7, 2026
Google search engine
BallinaPolitikeNuk është partia jote dhe nuk më heq dot (VIDEO)

Nuk është partia jote dhe nuk më heq dot (VIDEO)


Debat në mbledhjen e kryesisë së Partisë Demokratike, Flamur Noka përplaset ashpër me anëtaren: Nuk është partia jote dhe nuk më heq dot (VIDEO)

Në Partinë Demokratike, mesa duket, takimet e brendshme po funksionojnë me dy “skenare”, një për kamerat dhe një për atë çfarë ndodh në të vërtetë! Dhe ky i fundit, është shumë larg asaj që postohet nëpër statuset e demokratëve në Facebook.

Gjatë një mbledhje të zhvilluar pasditen e së mërkurës me strukturat e Partisë Demokratike në Kamëz dhe Paskuqan, deputeti Flamur Noka u përfshi në një debat me një anëtare të kësaj force politike, e cila ngriti dyshime mbi rregullsinë e procesit të primareve.

Noka, i kërkoi zonjës në fjalë që “herën tjetër të lexonte statusin”, ndërsa ajo i kujtoi atij se nuk është aty për bukën e partisë, por me mundin dhe djersën e saj. Një debat ky brenda strukturave që për rrjete sociale u kthye në një nga lajmet më virale.

Anëtarja e Kryesisë i ka kërkuar përgjigje numrit dy të partisë se pse primaret nuk janë zbatuar siç parashikon statuti ai dhe ka shprehur shqetësim për anashkalimin e bazës në vendimmarrje.

Flamur Noka ka debatuar me anëtaren, e cila është revoltuar ndaj Sekretarit  të Përgjithshëm duke i thënë se “PD nuk është partia e tij dhe nuk e heq dot”.

Por… ndërkohë në Facebook-un e Albana Vokshit kjo mbledhje shkoi më së miri dhe ishte e “frytshme”, me analizë të thelluar, energji pozitive dhe dakordësi të plotë për organizimin, transparencën dhe komunikimin me qytetarët.

Asnjë fjalë për debatin e tensionuar, asnjë referencë për zonjën që kërkonte rregullsi, madje asnjë kritikë as për Nokën i cili i tregoi demokrates që për vite me radhë ka kontribuoar në këtë forcë politike se kush i merr vendimet.

Pra, teksa në sallë “ziente” debati, në statusin e Vokshit u postua si një bashkëbisedim i frytshëm.

“Takim i frytshëm me kryesinë e zgjeruar të Kamzës. Bëmë një analizë të qartë të situatës në terren dhe të klimës politike në vend, ku qytetarët po përballen me mungesë transparence, rritje të kostos së jetesës dhe një administratë që nuk i përgjigjet nevojave të tyre.

Kamza vazhdon të mbetet ndër zonat me sfidat më të mëdha sociale dhe ekonomike, por edhe me energjinë më të madhe për ndryshim. 

U dakorduam të thellojmë organizimin, të forcojmë komunikimin me çdo familje dhe të jemi të pranishëm kudo ku ka problem, padrejtësi apo nevojë për zë opozitar.

 Angazhimi ynë është i qartë: Kamza duhet të kthehet në model të transparencës, të llogaridhënies dhe të politikës që i shërben qytetarit”, shkruan Vokshi.



Burimi Shekulli.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat