Saturday, March 7, 2026
Google search engine
BallinaPolitike'Nuk i kurseu shqiptarët as në këto ditë festash"/ Bllokimi 12 orë...

‘Nuk i kurseu shqiptarët as në këto ditë festash”/ Bllokimi 12 orë i rrugëve, Salianji: Pasojë e keqqeverisjes – Sot News


Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar pas bllokimit për rreth 12 orë të aksit rrugor Prrenjas–Elbasan, duke e cilësuar situatën si pasojë të keqqeverisjes dhe administrimit të dobët të punëve publike nga qeveria e kryeministrit Edi Rama.

Sipas tij, reshjet e borës dhe ngricat nxorën në pah dështimin e institucioneve për të garantuar qarkullimin normal dhe sigurinë e qytetarëve, edhe gjatë ditëve të festave të fundvitit. Ai thekson se akset rrugore në vend nuk mirëmbahen nga autoritetet përgjegjëse.

“Standardi mizerabël i administrimit të punëve publike nga qeverisja e Edi Ramës nuk i kurseu shqiptarët as në këto ditë festash të fillimvitit!
Mjaftoi pak borë dhe acar që të bllokohen nga ngricat dhe mungesa e mirëmbajtjes thuajse gjithë akset rrugore ku ra borë!”, shkruan Salianji.

Reagimi i plotë:

Standardi mizerabël i administrimit të punëve publike nga qeverisja e Edi Ramës nuk i kurseu shqiptarët as në këto ditë festash të fillimvitit!

Mjaftoi pak borë dhe acar që të bllokohen nga ngricat dhe mungesa e mirëmbajtjes thuajse gjithë akset rrugore ku ra borë!

Qytetarë të bllokuar prej 12 orësh në Prrenjas-Elbasan, një aks rrugor që nuk ka njohur asnjë investim prej vitesh, akse të paralizuar dhe qindra aksidente në të gjithë Shqipërinë, ndërsa të pacipët e qeverisë me konçesionarët e tyre rrinë nëpër oxhaqet e vjedhjeve dhe korrupsionit.

Solidarizohem me punën e mundimshme të Policëve Rrugore pavarësisht se janë braktisur pa mjete dhe ndihmë dhe i bëj thirrje autoriteteve për ndërhyrje urgjente!



Burimi sot.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat