Në një postim në rrjete sociale, ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, denoncon ashpër “pandeminë e injorancës” që sipas tij po sundon qeverisjen e Edi Ramës dhe prodhon një staf të paaftë dhe të korruptuar.
Vasili thekson se kjo situatë ka ulur ndjeshëm cilësinë intelektuale të drejtimit të vendit dhe po ndikon negativisht në funksionimin e institucioneve, ndërsa qeveria rilindase, sipas tij, vepron vetëm për interesa personale dhe jo për mirëqenien e qytetarëve.
‘Të çlirojmë Shqipërinë nga pandemia e injorancës qeveritare rilindase, që po helmon çdo qelizë të saj.’- u shpreh ai
Postimi:
Pandemia e injorancës qeveritare, që prodhon kamikaxet e Ramës!
Është e pabesueshme të shohësh pandeminë e injorancës së qeverisë së shkollepakut Rama.
Ministra që flasin lloj-lloj budallëqesh e broçkullash dhe tregojnë hapur se janë një qind shkallë më poshtë se vartësit e tyre.
Zv.ministra që zëvendësohen nga katër në ditë si misrat në fushë dhe ku secili garon se kush do të thotë budallëkun më të madh, se kështu i pëlqejnë shkollepakut.
Të gjithë janë shndërruar në papagajë që përsërisin fjalitë që zyra e shtypit të Ramës u shpërndan në mëngjes, duke bërë figurën e debilëve të të vërtetë propagandistike.
Megjithëse këpusin dokra, Rama i ka mësuar budallenjtë e tij që të mos kërkojnë falje, megjithëse bëhen gazi i botës dhe pushtojnë rrjetet sociale për turp.
Ministrat, zv.ministrat dhe drejtorët e Ramës janë të një niveli të tillë idiotësie sa që bëjnë me turp edhe deputetët socialistë që kanë një nivel të caktuar intelektual në Komisionet Parlamentare.
Të shndërruar në majmunë propagandistikë, këta qeveritarë të pa lexuar dhe gdhë nuk janë të aftë të japin asnjë përgjigje për të qenë përveç vjelljeve propagandistike dhe suksesesh imagjinare, që vetëm mendje të thartuara mund t’i flasin.
Janë kaq injorantë sa që edhe kur vjedhin, shkresat, praktikat zyrtare dhe dokumentet e tyre janë përgatitur aq keq sa edhe prokurori më medioker, kur do i mbërthen, për 5 min i përfundon.
Një pandemi e tillë injorance në qeverisjen e çdo niveli është tmerruese dhe e ka rrezuar shumë poshtë autoritetin shtetëror.
Shqipëria po përjeton ditë më të mjera për sa i takon cilësisë minimale intelektuale të qeverisjes.
Ashtu si fjalimet e Ramës, që janë ekzemplarë të një injorance noterike pa asnjë ide dhe ekspertizë profesionale, ashtu është e gjithë qeverisja e tij dhe kamikaxeve që ka prodhuar.
Motua e Ramës tashmë është vetëm një: Çdo inorant i gatshëm të firmosë vjedhjet dhe të shkojë në burg mund të bëhet qeveritar për 5 min.
Të çlirojmë Shqipërinë nga pandemia e injorancës qeveritare rilindase, që po helmon çdo qelizë të saj.
Anton Leka
Unë jam demokrat, por respekt për ty që edhe pa një post funksionar mbete i njëjtë! Këta të tonët, o deputet, o opozitar i opozitës.
“Pandemia e injorancës së Ramës po helmon shtetin” – Petrit Vasili shpërthen: Qeveria prodhon kamikazë, papagaj propagande dhe ministra që s’dinë as çfarë firmosin
Vasili nuk kursen asgjë: “Rama i rrethuari nga të paaftët! Qeveria është kthyer në fabrikë injorantësh që firmosin vjedhjet dhe shkojnë në burg për 5 minuta”
“Shqipëria nën sundimin e injorancës rilindase” – Vasili sulmon ashpër Ramën: Ministat bëjnë figurë qesharake, vendi drejtohet nga të pashkollët dhe debilët e propagandës
Vasili paralajmëron: “Autoriteti i shtetit ka rënë në nivelin më të ulët në histori – qeveria e Ramës, një tufë kamikazësh të paditur që shkatërrojnë çdo institucion”
“Rama kërkon vetëm injorantë që firmosin vjedhjet” – Petrit Vasili me akuzën e rëndë: Ministrat e tij nuk dinë as të mbrojnë veten para prokurorit
“Majmunë propagandistikë dhe papagaj të Kryeministrisë” – Vasili denoncon degradimin e qeverisjes: Shqipëria po mbytet nga injoranca e organizuar
Vasili: “Të çlirojmë vendin nga pandemia e padijes! Qeveria e Ramës është një makineri që prodhon budallenj të rrezikshëm për shtetin”
“Tmerruese! Qeveria e Ramës drejtohet nga njerëz që as nuk lexojnë e as kuptojnë” – Vasili flet për kolapsin intelektual të pushtetit rilindas
Petrit Vasili godet fort: “Rama i ka kthyer ministrat në karikatura që përsërisin budallallëqet e zyrës së shtypit – shteti po shkon drejt humnerës”
“Rilindja, një grumbull të paditurish të rrezikshëm” – Vasili: Provat e korrupsionit i tradhtojnë vetë, sepse shkresat janë shkruar nga injorantë



