Saturday, March 7, 2026
Google search engine
BallinaAktualitetParalajmëron ministri i Jashtëm gjerman: Rusia mund të sulmojë një tjetër vend...

Paralajmëron ministri i Jashtëm gjerman: Rusia mund të sulmojë një tjetër vend anëtar të NATO-s


Ministri i jashtëm gjerman, Johann Vandeful ka paralajmëruar se Rusia mund të jetë gati të sulmojë një tjetër shtet deri në vitin 2029.

“Rusia po krijon mundësinë e një lufte kundër NATO-s deri në vitin 2029, jo më vonë”, tha Vandeful.

Ai gjithashtu theksoi se Rusia po rekruton më shumë ushtarë për konfliktin në Ukrainë.

Sipas tij këto forca shtesë ka të ngjarë të jenë të destinuara për konflikte të ardhshme në Bashkimin Evropian dhe NATO-n.

“Arritja e paqes varet nga Putini.

Ai e filloi luftën dhe tani ai duhet ta përfundojë.

Nëse dëshiron paqe duhet të tregojë vullnetin për të negociuar”, tha ndër të tjera, Vandeful.



Burimi Lexo.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat