Friday, March 6, 2026
Google search engine
BallinaPolitikePas degjenerimit, Gashi reagon sërish për Alfred Lelën: Të lëmë balerinat të...

Pas degjenerimit, Gashi reagon sërish për Alfred Lelën: Të lëmë balerinat të hedhin valle në dështimin e vet – Sot News


Tryeza e Partisë Demokratike me partitë opozitare dhe përfaqësues të shoqërisë civile nxiti përçarje dhe reagime të ashpra brenda kampit opozitar.

Këto reagime u pasuan nga një përplasje publike mes Alfred Lelës dhe Shpend Gashit. Ky i fundit ka reaguar sërish, ku përmes ironisë shprehet se Lela është një dështim.

Ai shkruan në reagimin e tij se qeveria nuk rrëzohet duke i ikur të vërtetës dhe duke thënë gjëra pas shpine por duke u përballur me të.

Reagimin e tij, Gashi e ka shoqëruar me një foto të Lelës, i cili në një studio televizive heq pantallonat, për të treguar ato që ai pretendonte se ishin shenjat e dhunës nga policia gjatë protestës për mbrojtjen e teatrit.

Postimi i plotë:

Kur drama bën si filozof, vjen erë Rilindje! Ah Le(j)la, Le(j)la, ngjyra e dështuar rozë, e përzier me blu aksidentale!

Miq, sapo nisi java, zëri im publik, është zëri juaj!

Sado kritik me raste, por është ZËRI i VËRTETË!

Është edhe zëri i atyre që i thonë gjërat po njësoj pas shpine, por nuk guxojnë përballë!

RAMA nuk rrëzohet duke i ikur të vërtetës, por duke u përballur me të!

Le të lëmë BALERINAT me ngjyrë konfuze të hedhin valle në dështimin e vet, duke i përshëndetur me vargjet e këngës:

A don me lujt me lejla, lejla?

A, a don me lujt me lejla, lejla?

Lej-lej-lejla, lejla, Lej-lej-lejla, lejla

A po don mo? (Mo?)

Ti ça po don mo? (Ça?)

P.S: O drej’Tori i Medias, po të rris PR , që të mësosh edhe ti si bëhet o vulëhumbur.



Burimi sot.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat