Friday, March 6, 2026
Google search engine
BallinaEkonomiPavarësia e Bankës së Shqipërisë është cenuar! – Balkanweb.com – News24

Pavarësia e Bankës së Shqipërisë është cenuar!


“Pavarësia e Bankës së Shqipërisë është cenuar”. Kështu është shprehur guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë.

Sejko ka bërë një deklaratë të pazakontë, duke shprehur shqetësimin për cenimin e pavarësisë së institucionit që drejton.

Gjatë raportimit vjetor për punën e institucionit që drejton, ai u shpreh se gjatë dy viteve të fundit, Banka e Shqipërisë është përballur me presione të vazhdueshme që kanë ndikuar në ushtrimin e funksioneve të saj kushtetuese.

“Pavarësia e Bankës së Shqipërisë, shpesh herë ka element që ndikojnë. Bankës së Shqipërisë i kërkohet llogari që janë jashtë tagrit të saj, ky është cenim i pavarësisë. Këto dy vitet e fundit e kam ndjerë rëndë këtë gjë, por s’dua të hyjë në detaje. Për shkak të këtij presioni Banka e Shqipërisë nuk ka qenë e lirë për të ushtruar detyrat e saj, por s’dua të zgjatem”, tha Sejko.

Guvernatori Sejko nuk është ndalur më tej në detaje konkrete lidhur me natyrën apo dhe origjinën e presioneve në adresë të BSH.

© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb





Source link

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat