Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi është shprehur mbrëmjen se mandatet e marra nga opozita më 11 maj do të përdoren për të folur për problematikat e qytëtarëve dhe në interest të tyre. I ftuar në një emision televiziv, ai tha se opozita nuk do t’i bojkotojë mbledhjet e komisioneve parlamentare ku do të diskutohet projektbuxheti për vitin 2026.
“Zgjedhje nuk ka patur. Ato mandate që janë marrë nga opozita do t’i përdorim në interes të qytetarëve dhe për të folur për problematikat e tyre dhe pse po na ngushtohet hapësira. Këto tre javë që vijnë diskutohet projektbuxheti dhe janë shumë të rëndësishme. Ne duke i paraprirë lojës që kërkon të bëjë PS për të na lënë jashtë Kuvendit kemi vendosur të marrim pjesë në komisione dhe nuk do lejojmë asnjë seancë të cenohen të drejtat tona. E drejta për komisonet hetimore na mohohet. Në momentin që ne kemi 1/4 e firmave të deputetëve mund të ketë një lloj modifikimi por e kanë detyrim ta miratojnë ngritjen e komisionit hetimor”, u shpreh ai.
Ndërkohë lidhur me zgjedhjet e mbajtura dje në 5 bashki të vendit, ku PD nuk mori pjesë me kandidat por mbështeti kandidatët e pavarur, Këlliçi tha se ishin farsa e radhës e mazhorancës ashtu si ato të 11 majit. Ai tha se procesi u bojkotua edhe nga qytetarët, të cilët sipas tij e dinë tashmë se në Shqipëri nuk ka zgjedhje të lira.
“Ne kemi të qartë që pas 11 majit që ne nuk kemi të bëjmë më me zgjedhje në Shqipëri. Përderisa kemi nje raport të OSBE/ODIHR që faktoi se ishin zgjedhje jo farsë. Duke qenë se 11 maji prodhoi një farsë dhe ne në muajt më vonë treguam farsën, nuk ka qytetar që nuk e di se Edi Rama nuk bën më zgjedhje por thjesht mazhoranca shkon dhe me patronazhistët dhe administratën korr fitoren e radhë. Ndaj është bojkotuar masivisht ky process i ditës së djeshme. Bashkia e Vlorës shënoi minimmin historik në pjesëmarrje. Në një farsë qytetarët janë ndërgjegjesuar se çfarë do ndodhë. Nuk me rezulton që PD ka humbur pasionin, për shkak se PD vijon të bëjë betejë cdo ditë në terren për qytetarët. Ky passion shpëtoi vulën dhe logon e PD-së”, tha deputeti demokrat.



