Saturday, March 7, 2026
Google search engine
BallinaPolitike“PD, parti e bunkerizuar”/ Analisti: E ka humbur identitetin, berishistët po e...

“PD, parti e bunkerizuar”/ Analisti: E ka humbur identitetin, berishistët po e dëmtojnë – Sot News


Analisti Roland Bejko thotë se PD është një parti e bunkerizuar.

Në një intervistë Bejko u shpreh se PD e ka humbur identitetin dhe berishistët po e dëmtojnë atë.

“Në PD nuk është gjë e re kjo që do themi, është e bunkerizuar, i shërben një individi. Kjo parti sot ka humbur identitetin. Grupimet në parti mbështeten mbi interesa. Kemi vetëm njerëz, kryesisht që i bashkojnë interesat. Pjesa më e mirë atje në PD, janë realistët. Berishistët janë pjesa që po e dëmtojnë PD.

Gaz Bardhi, bën pjesë te konformistët, ka qenë përballë Berishës. Rezistuan deri në farë kohe, pastaj u bashkua me të. Nëse bie në dorë të konformistëve, do jetë më keq. Ajo parti, politikisht ka mbaruar. Nuk prodhon dot politikë, nuk ka ide. Nuk është alternativë, nuk mbledh dot njerëz. Berisha po thur plane sesi t’i ndajë këta.”, theksoi ai./



Burimi sot.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat