Friday, March 6, 2026
Google search engine
BallinaPolitike"PD s’mund të fitojë me një lider të sanksionuar", Curri kërkon ndarjen...

“PD s’mund të fitojë me një lider të sanksionuar”, Curri kërkon ndarjen urgjente nga Berisha: Duhen figura të reja si.. – Sot News


Zgjedhjet e 11 majit ishin konkurruese, por të poralizuara. Ky është vlerësimi i raportit përfundimtar të misionit të vëzhguesve të OSBE/ ODIHR për zgjedhjet e përgjithshme.

Edhe këtë herë raporti i misionit vëzhgues, ashtu si në dy vitet e fundit zgjedhore, 2017 dhe 2025 vuri re rritje të presionit dhe frikësimit të votuesve si dhe avantazhet e partisë në pushtet që përdori burime administrative.

Blerja e votës dhe korrupsioni zgjedhor mbeten problem kryesor në të gjitha tre ciklet, me SPAK që ndërmerr masa aktive vetëm në 2025.

Analisti Arjan Curri komentoi raportin e ODIHR, duke u ndalur se problemi i Partisë Demokratike vijon të jetë Sali Berisha, që sipas tij, zgjidhja e vetme është largimi i tij nga opozita.

“Numrat që na treguat sot, Berisha nuk bëhet kurrë i pari. Edhe sikur të bashkohet me Shehajn e Lapajn, nuk bëhet i pari. Nuk e lejon matematika. As bashkimi nuk është zgjidhje. As lufta nuk është zgidhje. As të huajt nuk janë zgjidhje.

E vetmja zgjidhje që opozita nuk e pranon është ndryshimi i Berishës. Ose të marrin armët dhe të dalin e të luftojnë.

Ja ti bashkojmë tani votat, matematikisht nuk dalin sërish të parët”, shprehet Curri.



Burimi sot.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat