Friday, March 6, 2026
Google search engine
BallinaAktualitetPengmarrje në Kamëz/ 56-vjeçari mbajtur për disa orë, në kërkim dy të...

Pengmarrje në Kamëz/ 56-vjeçari mbajtur për disa orë, në kërkim dy të rinj: Ishin miq e djalit

Një ngjarje shqetësuese u regjistrua sot në Kamëz, ku një 56-vjeçar, Përparim Mehmeti, u mbajt peng për disa orë brenda një lokali nga dy të rinj, E.Z. dhe E.N., 28 vjeç, të cilët janë shpallur në kërkim nga policia.

Sipas hetimeve, dy të rinjtë kishin konflikte me djalin e të rrëmbyerit, i cili jeton jashtë vendit, dhe kërkonin pagesën e një borxhi të pretenduar.

Mehmeti rrëfeu për mediat:
“Dy persona më ndaluan në rrugë duke më thënë se do pimë kafe. Nuk i njihja, por shkova pasi thanë se ishin miq të djalit tim. Më mbajtën për disa orë në lokal, duke ngrënë dhe pirë, dhe më kërkuan të jepja atë që djali im u kishte borxh. Nuk më dhunuan dhe më porositën taksi për t’u larguar.”

Policia punon intensivisht për kapjen e të dyshuarve dhe për dokumentimin e plotë të rastit, ndërsa viktima është në gjendje të mirë fizike.

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat