Friday, March 6, 2026
Google search engine
BallinaPolitike"Për të vënë duart në kokë", Tela reagon ashpër: Një President i...

“Për të vënë duart në kokë”, Tela reagon ashpër: Një President i punësuar në klinikë private, Begaj ushtar i Ramës – Sot News


Presidenti Bajram Begaj ka kryer 7 shkelje të rënda të Kushtetutës, ndaj dhe Partia Demorkatike zyrtarizoi sot kërkesën për shkarkimin e tij.

Dy ndër shkeljet që shqiptarët nuk ishin në dijeni dhe janë shumë të rënda janë fakti që Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka përfituar pagesa nga një spital privat në Tiranë, në shkelje të Kushtetutës, si dhe kishte kontraktuar kompaninë ku është punësuar i biri, nën dyshimet për konflikt interesi.

“Kjo është për të vënë duart mbi kokë’ thotë analisti Andi Tela në një studio televizive teksa komenton denoncimin e sotëm të PD-së.

“6 shkeljet e para që parashtroi PD ishin të njohura botërisht. Qershia mbi tortë ishte punësimi në një klinikë private i presidentit, që është për të vënë duart në kokë dhe punësimi i djalit në një kompani private”

Por Tela thotë se PD nuk duhet të merret me ushtarët e Ramës por me vetë këtë të fundit, që ai e quan gjeneralin.

Në gjithë këtë periudhë opozita e ka cilësuar ushtar të kryeministrit dhe opinioni publik bie dakord me këtë ide se presidenti bën çfarë thotë kryeministri. Pikëpyetja që ngrihet për grupin e PD-së është se duke ditur që numrat nuk kanë dhe për ta iniciuar procedurat në parlament duhet marrë miratimi i maxhorancës që të pranojë të nisë hetimin apo jo, duke e konsideruar vasal apo ushtar, pse harxhon energji.

Fundin e dimë. Kërkojmë shkarkimin e presidentit dhe të kryetarit të parlamentit. Janë 2 ushtarë të kryeministrit. Merremi me ushtarët e jo gjeneralin. Nuk e kuptoj pse presidenti duhet të bënte publike parashtrimet sot për gjykatën Kushtetuese. Mënyra si stisen gjërat të thotë: po na bëjnë për budallenj.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazmend Bardhi publikoi sot 7 shkeljet e Kushtetutës, që nga dekretimi i zgjedhjeve në Tiranë, cenimi brutal i komptencave të Gjykatës Kushtetuese, përfshirja në zgjedhje me stafin e tij, apo edhe dekretimet e ligjeve antikushtetuese. Ndër shkeljet më të rënda janë fakti që i biri i Presidentit përfiton paga të dyshuara si raste korruptive, apo vetë Presidenti Begaj, në shkelje të rëndë të ligjit, rezulton i punësuar dhe mer pagesë si mjek në një spital privat.



Burimi

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat