Monday, March 9, 2026
Google search engine
BallinaPolitike"Përgjigje mashtruesit me patentë", Berisha 'çmonton' Ramën: Ja çfarë është bërë kur...

“Përgjigje mashtruesit me patentë”, Berisha ‘çmonton’ Ramën: Ja çfarë është bërë kur isha kryeministër (Video) – Sot News


Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka çmontuar akuzat imagjinare të kryeministrit Edi Rama, se në kohën kur lideri i opozitës sot, ishte kryeministër deri në vitin 2013, ka bërë shkelje ligjore në ndërtimin e hidrocentralëve në vend, të cilët nxorën Shqipërinë nga errësira energjitike e trashëguar nga qeverisja socialiste deri në vitin 2005.

Në një video të publikuar në Facebook, ku shkruan ‘Përgjigje mashtruesit me patentë!’, Berisha ka treguar me fakte se si gjatë kohës si kryeministër, shpalosi një vizion ambicioz për transformimin energjetik dhe ekonomik të Shqipërisë, duke premtuar projekte madhore dhe lehtësira fiskale për investitorët.Këto deklarata të Berishës në atë kohë, variojnë nga ndërtimi i hidrocentraleve të mëdhenj deri te planet për një central bërthamor, dhe nxjerrin në pah strategjinë e tij për zhvillimin e vendit.

Një ndër pikat kryesore të këtij vizioni ishte inaugurimi i hidrocentralit të Ashtës, të cilin Berisha e cilësoi si “një kryevepër të vërtetë të energjetikës në Shqipëri, në Europë dhe më gjerë”.

Ai theksoi se ky hidrocentral ishte më i madhi i llojit të tij, i pajisur me teknologjinë moderne të turbinave “Matrix”.

Përtej Ashtës, u promovua edhe një projekt tjetër i përshkruar si “i mrekullueshëm” në fushën e inxhinierisë ujore, ai mbi lumin Fan.

Sipas premtimeve, ky projekt do të kishte një kapacitet prej 110 megavat dhe do të prodhonte 7% të totalit të energjisë së nevojshme për vendin.

Këto projekte ishin pjesë e një klime më të gjerë që synonte të tërhiqte investime të huaja.

Në atë kohë, Berisha deklaronte se “shpërthimi i investimeve të huaja” ishte rezultat i drejtpërdrejtë i reformave të ndërmarra nga qeveria e tij.

Sipas tij, këto suksese e kishin pozicionuar Shqipërinë në vendin e 18-të në botë si destinacioni më i mirë për investitorët e huaj.

Për të mbështetur këtë fluks investimesh, qeveria mori masa konkrete fiskale. U vendos “heqja tërësore e TVSH-së” për të gjitha makineritë e importuara për ndërtimin e veprave energjetike.



Burimi sot.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat