Saturday, March 7, 2026
Google search engine
BallinaEkonomiPërjashtimet nga taksa e infrastrukturës do ulin të ardhurat me 300 mln...

Përjashtimet nga taksa e infrastrukturës do ulin të ardhurat me 300 mln lekë në 2026


Të ardhurat nga taksa e ndikimit në infrastrukturë priten të ulen me rreth 300 mln lekë për vitin 2026, ose 2% më pak se të ardhurat faktike të vitit 2024.

Ulja e të ardhurave do të ndikohet nga përjashtimi i pagesës së taksës së ndikimit në infrastrukturë të investimeve të financuara nga buxheti i njësive të qeverisjes qendrore dhe vendore, të ndërtimeve për qëllime publike në arsim, shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale.

Në projektligjin e paketës fiskale “Për disa shtesa në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar” përcaktohet përjashtimi nga taksa për ndërtimet publike.

Për ndërtimet për qëllime publike, në rang vendi taksa e ndikimit në infrastrukturë varion nga 1 deri në 3%. Për Bashkinë e Tiranës është 2 deri 4% e saj.

Ky projektligj parashikohet të sjellë një efekt financiar me rreth 300 mln lekë në buxhetin e pushtetit vendor, efekt i cili do të kompensohet nëpërmjet rritjes së transfertës së pakushtëzuar për qeverisjen vendore për vitin 2026.

Në 2024 bashkitë arkëtuan 18.5 miliardë lekë të ardhura nga taksa e ndikimit në infrastrukturë me rritje 5,5 miliardë apo 42% më shumë sesa në 2023.

53% të totalit të të ardhurave nga taksa e ndikimit në infrastrukturë u realizuan në Tiranë, 7.4% në Durrës. Në qytetet e tjera si Elbasan pesha e të ardhura nga totali i taksës së ndikimit në infrastrukturë ishte 3.9%, në Vlorë 3.3%, në Shkodër 2.9%, Fier 2.6%, Vlorë 2.4 dhe Korçë 2.2%.

Në Tiranë në 2024 u arkëtuan 14.3 mld lekë të ardhura nga taksa e ndikimit në infrastrukturë. Të ardhurat u rritën rreth 53% krahasuar me vitin pasardhës.

Shtimi i lejeve të ndërtimit dhe të detyrimit për taksën e ndikimit në infrastrukturë pas referencave, vijojnë t’i sigurojnë nga kjo taksë arkëtime rekord bashkisë së Tiranës.

Në 2024-n, sipërfaqja e lejeve të ndërtimi arriti një nivel rekord prej mbi 1.9 milionë metra katror. Kjo është sipërfaqja më e lartë e dhënë ndonjëherë për ndërtim për kryeqytetin, të paktën që nga viti 2005, kur INSTAT raporton të dhënat për Tiranën.

Në krahasim me vitin e mëparshëm, sipërfaqja e dhënë për ndërtimin në 2024-n u rrit me rreth 36%, ndërkohë që është dhe rreth 7% më e lartë se në 2022, kur shënohej rekordi i deritanishëm me 1.8 milionë metra katror./ D.Azo

The post Përjashtimet nga taksa e infrastrukturës do ulin të ardhurat me 300 mln lekë në 2026 appeared first on Revista Monitor.



Source link

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat