Reshjet intensive të shiut kanë shkaktuar një situatë alarmante në zonën e njohur si “Vilat Gjermane” në Tiranë, ku dhjetëra banesa dhe biznese janë përmbytur nga ujërat e zeza. Pamjet tregojnë se tubacionet e shkarkimit, në vend që të largonin ujin, e kanë shtyrë atë me forcë brenda pronave private.
Gjatë komentimit të këtyre pamjeve Saraçi tha se një ngjarje e tillë rrezikon duke krijuar një emergjencë të rëndë shëndetësore dhe rrezik për përhapjen e epidemive.
Saraçi u ndal edhe te përmbytjet në Durrës, ku tha se ajo mund të konsiderohet pa frikë si një ‘krim’ dhe jo thjesht keqqeverisje, e cila vjen pas një paralajmërimi të qartë dhe të injoruar nga institucionet.
Këto janë pamje që sapo kanë mbërritur në redaksi, janë pamje që na vijnë nga zona e vilave gjermane në Tiranë, ku ujërat e zeza kanë plasur në Tiranë dhe siç i shohim, tubacionet që duhet të bëjnë shkarkimin, po fusin ujëra të zeza në banesa në zonën e vilave gjermane në Tiranë. Këto janë ujërat e zeza. Përveç, këto janë ujërat e zeza që dalin, domethënë dalin nga tubacionet që duhet të bëjnë shkarkimin e ujërave të zeza, pastrimin e ujërave të zeza, po dalin nga ato tubacione dhe po futen në banesa.
Pra që nuk kemi të bëjmë, nuk kemi të bëjmë vetëm me faktin e dëmeve të shkaktuara nga përmbytje, po tani me atë situatë që duken në pamje, po ta shohim edhe njëherë videon nga e para. Të gjitha këto janë ujëra të zeza, është alarmante, është emergjente për shpërthim edhe të epidemisë dhe të sëmundjes, të gjithë ata banorë te vilat gjermane, është raportuar për probleme në orën e fundit për shkak edhe të fryrjes së Lanës edhe duket se tubacionet s’kanë përballuar, kanë qenë jo në kushtet e duhura për të përballuar reshjet e shiut dhe në vend të shkarkohet, tani shumë banesa dhe biznese në zonën e vilave gjermane, që është zona e sipërme e Tiranës, por janë në këtë situatë që duhet të përballen.
Situata që po ndodh sot në Durrës dhe në qytete të tjera nuk është keqqeverisje, por është krim. Krim pra. Sepse keqqeverisja ndëshkohet me votë në zgjedhje. Kurse krimi ndëshkohet me burg. Dhe si në Durrës që janë vjedhur 42 milionë euro, si në Tiranë që e konfirmojnë edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit, është kryer krim dhe institucionet ligjzbatuese, institucionet e drejtësisë duhet të kishin vepruar në këtë situatë për t’i dhënë minimalisht shpresë atyre qytetarëve, atyre 4.000 banesave dhe bizneseve në Durrës, që kanë humbur gjithçka, që janë vjedhur për herë të tretë nga krimet e kryera nga qeveria dhe nga këto institucione.



