Saturday, March 7, 2026
Google search engine
BallinaEkonomiProjekt për rikualifikimin e llixhave në Dimal, plani për ndërhyrje në shtimin...

Projekt për rikualifikimin e llixhave në Dimal, plani për ndërhyrje në shtimin e vaskave


Llixhat në zonën e Bashkisë së Dimalit do t’i nënshtrohen rikualifikimit duke ndërhyrë si në infrastrukturë edhe në përmirësimin dhe shtimin e zonave të relaksit.

Një procedurë prokurimi që ka në objekt kontrate pikërisht këtë rikualifikim sqaron në detaje të thjeshta se cila do të jetë arsyeja e kësaj ndërhyrje që ka një fond limit prej 210 mijë eurosh.

Sipas raportit teknik kjo ndërhyrje synon ndërtimin dhe rikonstruksionin e infrastrukturës publike (Llixhat e Qytetit, Faza II) si dhe çdo ndërhyrje tjetër në funksion me qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës së komunitetit të kësaj zonë.

“Kërkesat e projektit Në këtë zonë, gjatë hartimit të projektit, duhet ti referohemi Planit të Përgjithshëm Vendor për Bashkinë Dimal. Gjithashtu, për të përcaktuar saktë kapacitetin për të gjitha shërbimet e kërkuara, duhet patur parasysh koeficienti i dendësisë së popullsisë, sipas Rregullores së Urbanistikës në fuqi si dhe duhen marrë në konsideratë zhvillimet urbane të pritshme dhe në perspektivë të zonës në fjalë.

Për llixhat e qytetit të krijohen ambiente komode dhe të përshtatshme për frekuentuesit pa ndërhyrë në burimin e ujërave, por vetëm në ambientet rreth tyre.

Të shihet mundësia e zgjerimit dhe shtimit me dy vaska të tjera në vazhdim të projektit të zbatimit të parë”, thuhet në këtë dokument.

Ujërat termale në vendin tonë janë pak të marketuar me përjashtim të Banjave të Bënjës në Përmet të cilat kanë fituar popullaritet të ndjeshëm edhe ndër të huajt që e kanë bërë pjesë të tureve të tyre këtë pikë. Në disa rajone në vend si në Peshkopi, Elbasan, Përmet dhe Dimal ka pika të ujërave termalë.

Më herët në disa dokumente të qeverisë është nënvizuar potenciali që ka shfrytëzimi i këtyre ujërave për sektorë të rëndësishëm siç janë turizmi por edhe energjia.

The post Projekt për rikualifikimin e llixhave në Dimal, plani për ndërhyrje në shtimin e vaskave appeared first on Revista Monitor.



Source link

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat