Friday, March 6, 2026
Google search engine
BallinaPolitikeProtesta e 10 shkurtit/ Berisha: Do bëjmë gjithçka për të nxitur frymën...

Protesta e 10 shkurtit/ Berisha: Do bëjmë gjithçka për të nxitur frymën e revoltës – Sot News


Kryetari i PD, Sali Berisha, ka folur për protestën e 10 shkurtit. Në fjalën e tij, lideri demokrat theksoi se pavarësisht kohës së vështirë politike, Partia Demokratike do të angazhohet paralelisht në disa fronte: nga riorganizimi i brendshëm tek aksioni në rrugë.

Berisha bëri të qartë se fokusi nuk do të jetë vetëm te protesta, por edhe te forcimi i strukturave. Ai kërkoi punë intensive me seksionet dhe anëtarësimet e reja, duke synuar afrimin e qytetarëve idealistë dhe të rinjve për të nxitur atë që ai e quajti “frymën e revoltës”.

Duke e cilësuar qeverinë aktuale si kundërshtarin kryesor të mirëqenies së shqiptarëve, Sali Berisha bëri një ftesë qytetarëve të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë për t’u bashkuar masivisht në shesh.

Sipas kryetarit të PD, protesta e 10 shkurtit nuk është thjesht një tubim, por momenti për t’i dhënë “leksionin e merituar” kryeministrit Edi Rama dhe për të finalizuar aksionin opozitar.

Fjala e Berishës

Jemi në kilometrin e fundit! Me datën 10, qytetarët do i japin leksionin e merituar këtij regjimiE thashë këtë, sepse kjo kohë është kohë e vështirë.
Kjo kërkon që ne… unë e di fare normale të thoni se do merremi vetëm me këtë.
Jo, do merremi me shumë gjëra në këtë kohë.
Do merremi me protestën, do bëjmë gjithçka për suksesin e saj.
Do merremi me seksionin, do bëjmë gjithçka për të ngritur në këmbë dhe të jetë sa më i fortë.
Do merremi me anëtarësime të reja, do bëjmë gjithçka që të tërheqim të rinj, të reja, qytetarë, idealistë, njerëz me vlera.
Do bëjmë gjithçka për të nxitur frymën e revoltës në çdo zemër, në çdo shpirt.
Në çdo vatër, tek çdo shqiptar.
Revoltë dhe vetëm revoltë.
Kemi arritur disa objektiva, jemi në kilometrin e fundit, prapë e them.
Asgjë në botë nuk do mund të ndalë marshin tonë.
Ndaj dhe me datën 10, qytetarët e Tiranës dhe mbarë Shqipërisë janë të ftuar për t’i thënë leksionin e merituar këtij regjimi dhe kreut të tij, Edi Rama.



Burimi sot.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat