Lideri i opozitës Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me qytetarët dhe simpatizantë në Kamzë, ka bërë thirrje që të gjithë qytetarët në datën 10 shkurt të mblidhen në Tiranë, kundër narkoqeverisë së Edi Ramës.
Sali Berisha:
Sigurisht, secili prej jush ka patur vërejtjet e veta. Secili prej jush kritikat e veta dhe pakënaqësitë e veta. Por, në arsyetimin tuaj të plotë, ju keni gjykuar se vetëm me Partinë Demokratike mund të realizojmë idealet dhe qëllimet tona. Kjo është e vërteta.
Nuk është se nuk u krijuan forca të tjera politike. U krijuan. Por shqiptarët prapë Partisë Demokratike i besuan. Dhe kjo e bën misionin tonë shumë herë më të rëndësishëm. Kjo bën që ne të bëjmë gjithçka që kilometrin e fundit të rrugës tonë ta përshkruajmë me forcën më të madhe, me dinjitetin më të madh, me fitoren më të sigurt.
10 shkurti është një ditë jashtëzakonisht e rëndësishme për ne. Shumë e rëndësishme. Fundi i janarit dhe fillimi i shkurtit, Shqipëria ishte në tryezë për shkak të Edi Ramës.
Cilat do ishin masat që do merreshin, sigurisht asgjë me ju, me qytetarët. Por me Edi Ramën po. Sepse Edi Rama i faktoi Bashkimit Europian dhe liderëve europianë se nuk ka, nuk njeh normë, parim përveçse vjedhjes dhe lidhjeve me krimin.
Dhe ata, kjo është e vërteta, ia prunë mesazhin, i kanë sjellë këtu zyrtarë shumë të lartë në vizita të padeklaruara nga institucionet ndërkombëtare dhe ky mesazhet i ka marrë.
Por, ju garantoj se Europa dhe çdo shqiptar pret mesazhin tonë më 10 shkurt. Ai është mesazhi i të gjitha mesazheve. Po. Ai është mesazhi i të gjitha mesazheve.
Dy protestat tona kanë qenë një ndihmë shumë e madhe për Shqipërinë. Sepse kur të tjerët lexojnë për ato që s’kanë ndodhur kurrë, se nuk mundet kurrë një kryeministër t’i imagjinojë se nuk do i heqë imunitetin ministrit apo vetes së tij, në qoftë se kërkon drejtësia.



