Friday, March 6, 2026
Google search engine
BallinaPolitikeProtesta e opozitës, ironizon Salianji: Dolëm xhiro nga blloku se ishte e...

Protesta e opozitës, ironizon Salianji: Dolëm xhiro nga blloku se ishte e shtunë! Marshimi, kamuflim numrash – Sot News


Ervin Salianji, i rreshtuar tashmë hapur kundër Sali Berishës dhe lidershipit të PD, nuk i fsheh kritikat as për protestën e fundit që degjeneroi në goditjen me molotovë ndaj vilës së Enver Hoxhës, duke rrezikuar jetën e artistëve. Në një intervistë për Report Tv, ish-deputeti Salianji thotë se kupola drejtuese e Partisë Demokratike nuk e ka një strategji të qartë se si do ta rrëzojë Edi Ramën dhe se si do të vijë në pushtet. Protestën me marshim në gjithë qendrën e Tiranës, Salianji e quajti një “ecje të darkës”, duke theksuar se ishte një shpërdorim i sakrificës së mijëra demokratëve.

Në intervistën në një studio televizive me gazetarin Nertil Agalliu, Salianji thotë se kjo lloj proteste me marshim u përdor nga PD për të kamufluar numrat. Ai thotë se protesta duhej të ishte përqendruar te Kryeministria, apo te Ministria e Brendshme dhe te ajo e infrastrukturës, por xhiroja nëpër rrugët e Tiranës, për Ervin Salianjin tregon qartë që lidershipi i PD ka një paqartësi strategjike.

“E kisha bërë ecjen paradite, kjo ishte ecja e darkës. Nuk e kuptova qëllimin, kuptova që nuk kishte strategji. Ishte ecje pasditesh, ishte shpërdorim i sakrificës së mijëra demokratëve që vijnë nga çdo cep për të protestuar dhe për të shprehur pakënaqësinë e tyre në raport me keqqeverisjen, ndërkohë lidershipi i PD e përdori për të bërë ecje. Nuk i sjell gjë të keq shoqërisë, por as efektet e duhura për qytetarët për të bërë presionin e duhur dhe për të larguar Edi Ramën. Lidershipi i PD duke parë që ka arrit prishtmëritë në çdo protestë, duke thënë që çdo rrëzohet këtë javë, ka një lloj demotovimi nga qytetarët, ecja ishte një lloj kamuflimi i numrave. Mund të ishte kjo strategjia. Nëse do protestohej tek qendra e të keqes është kryeministria, nëse do kishte një institucion tjetër është ministria e Brendshme apo infrastruktura, për të cilën nisën protestat dhe për të cilën Rama po bën lloj mbrojtje politike. Lidershipi i PD ka një paqartësi strategjike”, tha Salianji.

Pavarësisht kritikave, Salianji thotë se bashkë me mbështetësit e tij do i bashkohet çdo proteste, pasi është pjesë e PD, ndonëse marshimin e quan një “xhiro nga blloku, meqë ishte e shtunë dhe kishte njerëz”.

“Unë shkoj në çdo protestë për të treguar që unë jam aty që edhe njerëzit që më mbështesin në këtë lëvizje janë në protestë. Na thoni çfarë duhet të bëjmë. Dalim një xhiro këtej, dalim këtej. Nga blloku s’kemi dalë se është e shtunë ka njerëz, i fusim dhe një xhiro nga blloku. Po mos të shkoj do thonë nuk erdhi”, thekson Salianji.

Salianji i kujton lidershipit të PD humbjen e thellë në zgjedhjet e 11 majit, ndërsa ironizon duke thënë se janë të lodhur nga fitorja dhe po luftojnë për të mbajtur karriget.

“PD ka arritur të ketë një rezultat katastrofik në zgjedhjet e 11 majit, të pandodhur më parë. Mbase mund të jenë lodhur nga fitorja dhe të bëjnë hajde sikur të mbajnë pjesën e partisë. Unë di të shoh këtë, që thanë me Ramën nuk ulemi në tryeza, tani i ke nëpër tryeza, janë nëpër tryeza me Ramën”, tha Salianji.

Ish-deputeti thotë se kupola e PD-së duhet të mbajë përgjegjësi edhe për molotovët e hedhura në protestë. Sipas tij demokratët kanë marrë përsipër edhe riskun që të përballen me ligjin, ndërsa vetë drejtuesit e PD hiqen sikur molotovët nuk hidhet me orientim nga ata.

“Ndërkohë që qytetarët sakrifikojnë duke hedhur molotovë, kanë marrë përsipër një risk për tu përballur me ligjin kur e hedhin atë. Dy ditë pas protestës, Kuvendi ishte qetësi e madhe aty. Duhet që qytetarët ta ndjenë që reagimi të jetë real, nuk mund të jetë dhe nuk duhet të lihet të kuptohet që protesta po bëhen për shkak të mbajtjes së partisë. Do të doja të mos ishte kështu, që Rama të rrëzohet duke qenë se Rama është kilometri i fundit, por mënyra e reagimit, mënyra e funksionimit pa strategji, pa ide, pa thënë se si do bëhet, pa krijuar mbështetje masive. Kur protesta ka një qëllim të shpallur që do rrëzohet Rama, u bënë shumë javë, u bënë vite. Nuk duhen rritur pritshmëritë, se zhgënjehet dhe demotivohen demokratët që kanë 13 vite që janë në opozitë”, thekson Salianji.



Burimi sot.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat