Friday, March 6, 2026
Google search engine
BallinaPolitikeProtesta e tregtarëve të Vlorës/ Këlliçi: U heq kapelën, kryebashkiakja s'ka program...

Protesta e tregtarëve të Vlorës/ Këlliçi: U heq kapelën, kryebashkiakja s’ka program – Sot News


Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi i ftuar në emisionin “Kafe Shqeto” ka folur për protestën e tregtarëve të Vlorës.

Këlliçi tha se qytetarët e Vlorës e kanë thyer bashkinë, institucion që ka një drejtuese e zgjedhur me vetëm 7% të votave.

Demokrati u shpreh se Bashkia e Vlorës nuk ka asnjë program pasi kryetarja ka blerë vota apo ka marrëveshje me krimin e organizuar.

Këlliçi tha se asnjë qytetar nuk mund të konfirmojë që Brunilda Mersini kishte një program si kryetare bashkie.

“I heq kapelën, bravo i qoftë qytetarëve të Vlorës për këtë reagim që kanë, që kanë thyer sot në bashkinë e Vlorës, një institucion që sot ka një drejtuese me 7% të votave, që është qesharake. Dhe që sigurisht është ajo që ne kemi thënë, pra, kur ke në krye zyrtarë që ose kanë blerë vota, ose janë në marrëveshje me krimin e organizuar dhe jo me qytetarët, nuk kanë as program. Se le të dali një njeri, një qytetar, le të na marri tani në telefon, të thotë një pikë e zemë, të programit të kësaj kryetares së bashkisë së Vlorës, që thotë që e kam votuar sepse nga programi i saj më pëlqeu kjo pika, apo nga programi i PS-së më pëlqeu kjo pika. Nuk ka lidhje fare”, tha Këlliçi.



Burimi sot.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat