Saturday, March 7, 2026
Google search engine
BallinaPolitike"Protesta, rruga e vetme për të rrëzuar qeverinë"/ Revoltohet Prençi: Opozita është...

“Protesta, rruga e vetme për të rrëzuar qeverinë”/ Revoltohet Prençi: Opozita është në udhëkryq, fatkeqësisht nuk… – Sot News


Ish-drejtuesi i policisë, Shemsi Prençi i ftuar në një emision televiziv u shpreh se protesta është rruga e vetme për të rrëzuar qeverinë.

Prençi:

Protesta është rruga e vetme për të rrëzuar regjimin Rama dhe të PS. Problemi qëndron që duhet të ketë një opozitë që të frymëzojë.

Duhet të ketë një opozitë që të ketë një platformë të qartë sepse 14 vite më parë kjo mazhorancë për një video të sajuar, po themi të sajuar në atë kohë drejtësia shqiptare në atë kohë në të gjitha nivelet e nxorri 5-0 të pafajshëm protagonistin e videos.

Opozita e asaj kohe, qeveria e sotme ngriti në këmbë Shqipërinë në formën më të egër të një demonstrate. Unë e kam urryer dhe nuk e kam duruar kurrë servilizmin sepse nuk pres asgjë nga servilizmi.

Sot opozita është në udhëkryq. Fatkeqësisht nuk frymëzon. Duhet gjetur rruga për të frymëzuar.



Burimi sot.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat