Friday, March 6, 2026
Google search engine
BallinaPolitike“Protestë si në Greqi dhe Francë”, Mziu zbardh skenarin e PD për...

“Protestë si në Greqi dhe Francë”, Mziu zbardh skenarin e PD për 24 janarin: Do të jetë shumë.. – Sot News


Xhelal Mziu, i ftuar në një studio televizive, zbuloi se si do të jetë protesta e opozitës e 24 janarit.

“Kjo nuk është një betejë e PD-së apo Sali Berishës, por është e qytetarëve. Dhe në fakt, sheshi duhet të mbushet nga qytetarët sepse kur shohin miliona euro të vjedhura, si në rastin e AKSHI-t, ku grupet kriminale kishin akses në të dhënat e qytetarëve, bëhet fjalë për një situatë ku duhet të ngrihen jo vetëm demokratët, por edhe personat apolitikë. Pse jo, edhe vetë socialistët”, tha deputeti demokrat.

Sipas tij, “data 24 duhet të dalë përtej pjesës politike”.

“Duhet të dalin qytetarët dhe ta rrëzojnë këtë qeveri sepse është edhe më e keqe se ajo e diktaturës. Sot kemi rekord të administratës publike sa i përket punësimit dhe kanë frikë për të dalë në protestë. Janë në panik, por absolutisht që do të dalin në shesh dhe data 24 janar do të jetë shumë më masive dhe do të përdoret çdo lloj instrumenti që përdorin edhe opozitat në Greqi dhe Francë”, deklaroi Mziu.



Burimi sot.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat