Gazetari Xhevahir Zhabina, duke folur për raportimin e kreut të SPAK, Altin Dumani, në Komisionin e Ligjeve tha se dy ishin çështjet kryesore ku u ndal Dumani.
Ai deklaroi se këto dy çështje shkonin përtej retorikës dhe ishin informacione të panjohura. E para sipas tij ishte lajmi se fondet e IPARD po hetohen për grup të strukturuar kriminal. E dyta kishte të bënte me zërat se punonjës të AKEP-it kishin përgjuar strukturën e famshme, që do të hetonte krimet zgjedhore, me anë të një pajisje që përgjonte oficerët e BKH-së dhe punonjësit e SPAK.
“Dumani mbrohej më shumë nga mazhoranca që sa mirë ke punuar dhe sa mirë i ke bërë këtij vendi. Mendoj se prodhoi dy lajme raportimi i Altin Dumanit. Ai dha lajm që fondet e IPARD po hetohen për grup të strukturuar kriminal.
Momenti tjetër, një pyetje që iu bë nga Saimir Korreshi, e cila ishte jashtë vëmendjes së medias, zoti Korreshi, bëri pyetje nëse kishte informacion që punonjës të AKEP kishin përgjuar strukturën e famshme, që do të hetonte krimet zgjedhore dhe a është vendosur një pajisje që përgjonte oficerë të BKH dhe punonjës të SPAK. Dumani as e pohoi dhe as e konfirmoi. Pjesa tjetër ishte retorikë. Informacioni për McGonigal dihej”, deklaroi Zhabina.



