Nëse mendonit se pas dasmës do të kishte qetësi, gaboheni! Mëngjesi i sotëm ka nisur me tone të larta dhe një përplasje që ka lënë pa fjalë të gjithë banorët e shtëpisë. Protagonistet? Juela dhe Selin.
Debati ka nisur në dhomën e grimit ku vajzat po bëheshin gati për të nisur ditën, ku ngacmimet e Juelës ndaj Selin kanë degraduar shpejt.
Juela nuk e ka kursyer aspak nusen e mbrëmshme, duke vënë në dyshim çdo gjest të saj gjatë ceremonisë me Gimbon.
Ndërsa Selin po mundohej të mbrohej dhe t’i kërkonte llogari për sjelljen e saj, Juela ka lëshuar “bombën” që po bën xhiron e rrjetit.
Me një ton të prerë dhe plot ironi, ajo i ka thënë Selin në sy:
“Puthe Gimbon duke menduar për Mirin!”
Kjo fjali ka rënë si rrufe në qiell të hapur, duke rikthyer në skenë emrin e Mirit dhe duke lënë të kuptohet se Juela beson se zemra e Selin rreh diku tjetër, pavarësisht dasmës madhështore me Gimbon.
Pas kësaj fjalie, situata në dhomën e grimit ka degraduar në një debat të nxehtë, ku Selin nuk ia ka lënë mangët, por tronditja në fytyrën e saj ishte e dukshme.
Përmendja e Mirit në këtë kontekst ka lënë të kuptohet se Juela ka informacione ose bindje të forta që mund të shkatërrojnë çiftin Gimbo-Selin. /Prive By Liberta Spahiu



