Friday, March 6, 2026
Google search engine
BallinaAktualitetQEVERIA, PRESIDENCA dhe VELIAJ nesër përmballje në KUSHTETUESE, dalin detajet nga zhvillimi...

QEVERIA, PRESIDENCA dhe VELIAJ nesër përmballje në KUSHTETUESE, dalin detajet nga zhvillimi seancës! Do transmetohet live në Youtube


Gazetarja e Euronews Albanai Enkelejda Mema ka folur mëngjesin e kësaj të enjte për edicionin informativ të mëngjesit me moderatore Esmeralda Mulaj, mbi detajet e zhvillimit të senacës në Gjykatën Kushtetuese mbi ankimimin e Erion Veliajt për procedurën e shkarkimit si Kryetar i Bashkisë Tiranë.

Mema dha detaje lidhur me zhvillimin e seancës e cila sipas gazetares mund të zgjasë më shumë se pesë orë ku do të përballen tre palë, Presidenca, qeveria dhe pala mbrojtëse e Veliajt.

Veliaj do të jetë i pranishëm pa para orës 10:00 sipas informacioneve të gazetares. Seanca do të jetë publike në transmetimin e GJK në Youtube.

“Le të themi Esmeralda që pas 8 muajsh që Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit kjo do të jetë shfaqja e parë e tij në Gjykatën Kushtetuese në një seancë plenare dhe publike. Pritet që Veliaj të jetë në Gjykatën Kushtetuese pak para orës 10:00.

Do të shoqërohet nga paraburgimi i Durrësit nga forcat e policisë.

Tashmë e gjithë rrugëtimi i tij nga Durrësi në Tiranë do të jetë i siguruar nga Drejtoria e Burgjeve. Seanca mendohet të zgjasë 5 orë. Do jenë tre palë përballë Kushtetueses, pala e presidencës, pala Veliajt dhe pala e qeverisë.

Çështja që do diskutohet nesër është se nëse debati do të zhvillohet në karakter juridik apo do të ketë dhe qëndrime politike. E them këtë nisur nga 1 ditë më parë ku nëpërmjet avokatëve të tij të huaj ai ka deklaruar që largimi i tij nga bashkia e Tiranës ka qenë një largim i qëllimshëm politik.

Mbetet për tu parë nëse avokatët do ta përmendin këtë deklaratë.

Do të diskutohet neni 115 i Kushtetutes, ku ai thotë se ky është ligji që e mbron se është një parashikim Kushtetues.

Sipas Presidencës është që Veliaj të shkarkohej me ligjin e vetëqeverisjes vendore.

Mbledhja do të jetë e hapur për mediat, por do të jetë në transmetim publik në youtube. “-tha Mema.



Burimi Lexo.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat