Një video e shkurtër e realizuar në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë po bën xhiron e rrjeteve sociale dhe ka ngjallur reagime të shumta.
Në video shfaqet një gazetare e cila pyet kalimtarët e rastësishëm se kush është banori i tyre i preferuar i edicionit aktual të Big Brother VIP Kosova.
Përgjigjet e mbledhura në terren kanë qenë unanime: Të gjithë kalimtarët e pyetur kanë theksuar se banori i tyre i preferuar është Edi.
Publiku shqiptar, i cili po ndjek me pasion zhvillimet brenda shtëpisë, duket se ka krijuar një lidhje të fortë me figurën e Edit.
Më tej, në video, shumë nga të anketuarit nuk janë kursyer me dëshirat e tyre, duke shprehur hapur shpresën për fitoren e tij në këtë edicion të BBVK. /Prive By Liberta Spahiu



