Friday, March 6, 2026
Google search engine
BallinaPolitike"Qyteti do të bëhet për herë të parë me një kryetare..."/ Postimi...

“Qyteti do të bëhet për herë të parë me një kryetare…”/ Postimi i Kryeministrit, çfarë paralajmëron Rama këtë herë – Sot News


Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë disa pamje me dron nga qyteti bregdetar i Vlorës. Ai thekson se këtë të diel, qyteti do të bëhet për herë të parë me një kryetare bashkie

“Mirëmëngjes dhe me Vlorën e bukur, e cila këtë të diel do të bëhet për herë të parë me një kryetare bashkie”, shkroi Rama në rrjetet sociale.

Beteja në Vlorë është mes 3 rivalëve: kandidatja e PS Bruna Mersini, të pavarurit të mbështetur nga opozita Dionis Sota, i cili ka një profil në sipërmarrjen turistike dhe Gjergj Nikës demokratit i cili fitoi në Kolegj Zgjedhor të drejtën për garuar si kandidat i pavarur, pasi KQZ dhe KAS e përjashtuan nga gara.



Burimi sot.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat