Friday, March 6, 2026
Google search engine
BallinaTeknologjiRaiffeisen Bank organizon “Smells Like AI Spirit”, një MasterClass & Battle Royale...

Raiffeisen Bank organizon “Smells Like AI Spirit”, një MasterClass & Battle Royale falas për Inteligjencën Artificiale


Raiffeisen Bank Shqipëri organizon për herë të parë “Smells Like AI Spirit”, një event një-ditor i dedikuar Inteligjencës Artificiale (IA), që kombinon një MasterClass nga ekspertë ndërkombëtarë me një Battle Royale interaktive për të rinjtë dhe profesionistët e fushës.

Ky event vjen si pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të bankës për të promovuar inovacionin, teknologjinë dhe zhvillimin e talenteve të reja në Shqipëri. Përmes këtij formati unik, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të thellojnë njohuritë e tyre mbi aplikimet reale të IA, si dhe të sfidojnë aftësitë analitike dhe kreative në skenarë praktikë.

Çfarë do të përjetoni?

Gjatë MasterClass-it, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të dëgjojnë dhe të ndërveprojnë me ekspertë të njohur të fushës:

  • Aditi Subbarao – TEDx & keynote speaker dhe eksperte në Financial Services në Snowflake, e cila do të ndajë eksperienca konkrete dhe praktikat më të mira në përdorimin e AI në industri.
  • Renato Rocha Souza – profesor universiteti si dhe Drejtor i AI Center of Excellence në Raiffeisen Bank International, me fokus në përdorimin e IA në mënyrë të përgjegjshme, etike dhe efektive.
  • Klaus Coka – AI Platforms Leader në Raiffeisen Bank Shqipëri dhe fitues i disa sfidave ndërkombëtare në teknologji, i cili do të tregojë si ndërtohen dhe implementohen zgjidhje praktike të IA në jetën reale.

Për kë është ky event?

“Smells Like AI Spirit” është i hapur për:

  • Studentë masteri në Data Science, IA, Computer Science dhe fusha të ngjashme teknike apo analitike
  • Profesionistë të rinj që duan të thellojnë njohuritë e tyre
  • Të gjithë kuriozët që duan të eksplorojnë IA në mënyrë praktike dhe kreative

Pse duhet të aplikoni?

  • Për të mësuar drejtpërdrejt nga ekspertë të industrisë
  • Për të sfiduar kreativitetin dhe aftësitë tuaja analitike në Battle Royale
  • Për të konkurruar për çmime monetare dhe surpriza të tjera
  • Për të bashkëpunuar dhe krijuar lidhje me persona që ndajnë të njëjtin pasion për IA

Pjesëmarrja

Pjesëmarrja është falas për të gjithë aplikantët e përzgjedhur. Vendet janë të limituara dhe pjesëmarrësit do të njoftohen përmes email-it.

Mos e humbisni mundësinë për të mësuar, krijuar dhe konkurruar në një nga fushat më transformuese të kohës sonë. Apliko tani dhe bëhu pjesë e eksperiencës “Smells Like AI Spirit”!



Burimi Geekroom.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat