Gazetari Mentor Kikia është shprehur kritik lidhur me efektshmërinë e protestave të nisura nga opozita para Kryeministrisë.
I ftuar në një studio televizive, Kikia u shpreh se deri më tani janë organizuar thjesht disa tubime modeste, për të justifikuar idenë e një aksioni politik, që sipas tij nuk çon askund.
Gazetari tha se në “Foltore 2” do të thuhet gjithçka që opozita nuk thotë dot në Kuvend.
“Protesta e PD-së nuk është protestë, por thjesht një tubim modest, që ka zgjedhur ta organizojë 1 herë në javë dhe mendoj se në këtë mënyrë nuk rrëzon dot asnjë kryetar njësie administrative dhe jo më kryeministrin e një vendi, politikisht dhe jo vetëm, kaq të fuqishëm saç është Edi Rama. Jo më kot, PD dhe Berisha u kujdesën që të hënën e parë të organizimit të këtij tubimi t’ia ndërrojnë sa më shpejt emrin, nga ‘protestë’ në ‘foltore’ për tu justifikuar modestinë e saj si një aksion politik, që nuk çon askund. Duke qenë se PD-ja ankohet publikisht ankohet se i janë ngushtuar hapësirat për debat, e gjeti tribunën e vendour para Kryeministrisë si gjetje politike. Do thuhen gjërat që nuk mund të thuhen dot në parlament”,-tha Kikia.



