Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se kryeministri Rama me reformën e tij territoriale kërkon që të zvogëlojë numrin e bashkive nga 62 në 36, duke synuar sic tha ai de-popullimin e mëtejshëm të Shqipërisë.
Berisha: Cili është qëndrimi ynë? Së pari në jemi të bindur dhe dua tua them shqiptarëve se Rama nuk pranon asnjë ndryshim përveçse atyre që propozon vetë, reformë e cila synon de-popullimin e mëtejshëm të Shqipërisë. Ai parashikon që nga 62 bashki të kalojë në 36 bashki. Kjo është praktika e nxitjes së largimit masiv nga periferitë.
Ky është një problem themelor për vendin. Ne do bashkëpunojmë ngushtë me ekspertet më të mirë shqiptare. Ekipi ynë do të bëjë takime, do hartojmë projektin tonë. Por ju rikujtoi që Sllovakia me një popullsi pak më të madhe se ne ka 210 komuna dhe bashki. Sllovakia dy herë me e zhvilluar se ne ka 210 komuna dhe bashki. Do bëjmë një projekt në përputhje me interesat e plota të qytetarëve dhe të zhvillimit të komuniteteve, do ta paraqesim në Komisionin Parlamentar të Reformës Territoriale.



