Friday, March 6, 2026
Google search engine
BallinaPolitike"Rama po ju përdor si lolo"/ Kuvend, Berisha thirrje për protestën: Më...

“Rama po ju përdor si lolo”/ Kuvend, Berisha thirrje për protestën: Më 20 shkurt, t’i japim përgjigjen e merituar… – Sot News


Opozita kërkoi heqjen e menjëhershme të imunitetit të Belinda Ballukut, duke e kthyer këtë çështje në qendër të debateve gjatë seancës plenare. Lideri i opozitës, Sali Berisha, akuzoi mazhorancën se është kthyer në mburojë për korrupsionin, duke mbrojtur me ligj vjedhjet, ndërsa socialistët u shprehën të vendosur të vijojnë me nismën që parashikon ndalimin e pezullimit nga detyra për kryeministrin dhe kabinetin qeveritar.

Çështja e imunitetit të Belinda Ballukut u kthye sërish në kryefjalë të debateve në Parlament. Ndërsa mazhoranca e zvarriti mbledhjen e Këshillit më 23 shkurt dhe Bashkimi Europian e cilësoi si test kritik për luftën kundër korrupsionit, opozita kërkoi heqjen e menjëhershme të imunitetit për zëvendëskryeministren dhe dhënien e autorizimit për arrestimin e saj.

Nga foltorja e Kuvendit, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi socialistët se e kanë kthyer Kuvendin në mburojë të vjedhjeve dhe korrupsionit, madje po përdoren nga kryeministri për t’i mbrojtur me ligj hajdutët.

Lideri i opozitës zbardhi detaje nga takimi i delegacionit të Parlamentit Europian me përfaqësues të grupit të PS-së, duke thënë se para ndërkombëtarëve, përfaqësuesit e mazhorancës nuk kanë guxim të mbrojnë Belinda Ballukun.

Kreu i demokratëve u ndal edhe te ndryshimet në ligjin për qeverisjen elektronike, duke thënë se kryeministri ka sjellë një ligj të posaçëm për t’i dhënë tenderat e aksit baxhanakut.

Në dalje nga Kuvendi, Berisha u bëri thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës së opozitës më 20 shkurt, në orën 18:00, për t’i dhënë përgjigjen e merituar qeverisë Rama.

Pavarësisht paralajmërimeve nga Bashkimi Europian, socialistët nuk shfaqën asnjë shenjë reflektimi në Parlament. Mazhoranca u shpreh e vendosur për të miratuar nismën ligjore të propozuar nga Edi Rama, për të ndaluar me ligj pezullimin nga gjykata për të dhe ministrat e qeverisë.



Burimi sot.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat