Friday, March 6, 2026
Google search engine
BallinaPolitike"Rama s’e do garën në kryeqytet", Lëvizja Bashkë: PS s’ishte e sigurt...

“Rama s’e do garën në kryeqytet”, Lëvizja Bashkë: PS s’ishte e sigurt për fitoren në Tiranë, ndaj u shpëtua Veliaj – Sot News


Mirela Ruko nga Lëvizja Bashkë u shpreh se PS nuk ishte e sigurt për fitoren e zgjedhjeve në Tiranë dhe për këtë arsye mendon se vendimi i kushtetueses për Veliajn është politik.

E ftuar në një emision televiziv, Ruko shton se PS nuk do zgjedhje në kryeqytet dhe për këtë tezë renditi disa shkaqe të cilat ajo mendon.

“3 gjykatës kushtetues menduan se shkarkimi ishte i drejtë. Ky është raport forcash. E kemi parë dhe në raste të tjera sensitive Gjykatën Kushtetuese, si në shembjen e teatrit. Unë mendoj se kemi të bëjmë me arsyetim politik. Për mendimin tim i intereson PS mosbërja e zgjedhjeve në Bashkinë e Tiranës. Sepse drejtuesja e fushatës…e cila u emërua nga kryeministri Rama është duke u hetuar për abuzim me detyrën. Rama ndryshoi gjatë rrugës. E dyta ka lidhet me faktin se ka pasur një përplasje të brendshme në PS mes të vjetërve dhe të rinjve”, tha Ruko



Burimi sot.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat