I ftuar në një emision televiziv, gazetari Bledian Koka u shpreh se aktiviteti i zhvilluar në Francë nga kryeministri Rama, i sponsorizuar nga Soros, tregon qartazi momentin e vështirë ku ndodhet jo vetëm në politikën e brendshme, por edhe në skenën ndërkombëtare.
Ai theksoi se Rama po përpiqet të rreshtohet si protezë e interesave të Sorosit, me shpresën se mund të përfitojë ndonjë përfitim nga analizat apo pazaret ndërkombëtare, por, sipas tij, kjo qasje rrezikon të sjellë dëme të mëdha për vendin dhe të rrisi pasigurinë politike dhe ekonomike.
Pjesë nga deklarata:
Ky aktivitet që zhvillohet në Francë, ku është Rama, është aktivitet që sponsorizohet nga Soros. Rama e sheh mirë që nga Amerika nuk vijnë gjë tjetër, vetëm silurë, të cilat janë kundër asaj që ka bërë ai deri më sot, kundër asaj që ka promovuar ai. Siç është edhe vendimi përfundimtar i SHBA-së që nuk mund të ketë ndarje kufijsh, dhe të gjithë e dimë që projekti për ndarje kufijsh u bë nga Fondacioni Soros dhe u quaj para nga dy zogjtë e tij, një në Beograd dhe një në Tiranë.
Zoti Rama, në këtë pikë, dhe besoj zhvillimet e konfirmojnë këtë, qartazi tregojnë që Rama është në një moment të vështirë, jo vetëm të brendshëm, po sidomos të jashtëm. Në këtë pikë, Rama ka vendosur të rreshtohet dhe të marrë pozicionin e protezës së tij, të Sorosit, me shpresë se kjo gjë do ta bëjë të martor ose do ta shpëtojë ndonjë lloj analize apo pazari ndërkombëtar.
Ai që luan o të gjitha o asgjë. Se e sulmon Trump, tallet me të dhe thotë bëra shka, pastaj e pranon prapë. Jemi duke folur me një shejtan budalla, i cili, si me thënë, po tenton të gjitha ose asgjë. Ndoshta mund të dalë diku, por koha ka treguar se nuk është gjë e mirë të bësh shaka dhe të luash me zjarrin, as për ata vetë.
Ajo që më shqetëson është dëmi që i bën vendit, ose efektet që mund të ketë vendi, se duam apo nuk duam, ai vazhdon të jetë kryeministri i Shqipërisë.



