Saturday, March 7, 2026
Google search engine
BallinaAktualitet“Ringriti shtetin e gjunjëzuar”, Damian Gjiknuri për ndarjen nga jeta të Fatos...

“Ringriti shtetin e gjunjëzuar”, Damian Gjiknuri për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos: Ishte njeriu i betejave dhe vendimeve të forta!


Deputeti Damian Gjiknuri ka reaguar në lidhje me shuarjen e Fatos Nanos.

Në një postim në Facebook, Gjiknuri shkuan se me modelin e tij liberal Nano udhëhoqi Partinë Socialiste dhe në tërësi të majtën shqiptare, duke e kthyer në një forcë politike të shëndetshme, moderne e progresiste.

Postimi i plotë:
Me modelin e tij liberal, udhëhoqi Partinë Socialiste dhe në tërësi të majtën shqiptare, duke e kthyer në një forcë politike të shëndetshme, moderne e progresiste. Si kreu i qeverisë, Fatos Nano drejtoi vendin në momente të vështira, kur duhej ringritur shteti i gjunjëzuar në të gjitha hallkat e tij. Njeriu i betejave dhe vendimeve të forta ashtu sikurse i kompromiseve dhe marrëveshjeve si mjeti më efektiv i të bërit politikë. Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe dashamirësve!



Burimi Lexo.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat