Friday, March 6, 2026
Google search engine
BallinaBotaRusia po krijon një armë kundër Starlink të Elon Musk

Rusia po krijon një armë kundër Starlink të Elon Musk


Shërbimet e inteligjencës së NATO-s dyshojnë se Rusia po punon për një armë të re hapësinore, që synon të neutralizojë rrjete të tëra satelitësh – përfshirë Starlink të Elon Musk – duke përdorur re me fragmente të vogla mbetjesh në orbitë.

Sipas vlerësimeve, koncepti do të kishte të bënte me shpërndarjen e qëllimshme të mbetjeve mikroskopike për të goditur njëherësh shumë satelitë, duke kufizuar dominimin perëndimor në hapësirë. Ky dominim ka rezultuar kritik në mbështetjen e Ukraina në fushëbetejë, veçanërisht për komunikime, koordinim dhe zbulim.

Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë për një rrezik të madh anësor: një sulm i tillë mund ta shndërrojë orbitën në një fushë të pakontrollueshme mbetjesh (fenomen i ngjashëm me “sindromën Kessler”), duke rrezikuar të gjithë operatorët hapësinorë – jo vetëm Perëndimin, por edhe vetë Rusinë dhe Kina.

Një përshkallëzim i tillë do të dëmtonte satelitët civilë dhe ushtarakë, navigimin global dhe shërbime kritike për ekonominë botërore.

Analistët theksojnë se, ndonëse aftësitë anti-satelit po zhvillohen nga disa shtete, përdorimi i mbetjeve si armë do të përbënte një hap tejet destabilizues, me pasoja afatgjata për sigurinë hapësinore dhe për vetë aktorët që do ta ndërmerrnin një veprim të tillë.



Burimi Lexo.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat