Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar se dita e sotme është një ditë historike në marrëdhëniet ndërkombëtare të Shqipërisë. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Rama u shpreh se mbledhja mes dy qeverive, e cila zhvillohet sot në Romë, i hap rrugn 16 marrëveshjeve të reja. Në fund Kreu i qeverisë, Rama shkruan se këto marrëveshje mundësojnë bashkpunim në kuadër të partneritetit të ngushtë strategjik mes dy vendeve.
“Mirëmëngjes dhe me krenarinë për një tjetër ditë historike në marrëdhëniet ndërkombëtare të Shqipërisë, mbledhjen e parë të përbashkët mes dy qeverive, e cila zhvillohet në Romë për t’i hapur rrugë 16 marrëveshjeve të reja konkrete të bashkëpunimit në kuadër të partneritetit të ngushtë strategjik me fqinjin tonë të çmuar perëndimor, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.



